Lajme

Qeveria ankohet për telashet që ka për shkak të mos konstituimit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 21 July 2017

Vonesa e mbledhjes konstituive e Kuvendit të Kosovës, duket se po i kushton vendit edhe në aspektin ekonomik, duke lënë kështu pezull çështjen e rishikimit të buxhetit e që sipas ministrit në detyrë të financave, Avdullah Hoti, çon në shkurtim dhe rialokim të fondeve.

“Për shkak të shtyrjes së rishikimit të buxhetit ne duhet të marrim vendim për shkurtimin dhe rialokimin e fondeve për shkak se një pjesë e të hyrave kanë qenë të hyra që vijnë nga AKP. Ndryshimin e ligjit të AKP-së e kemi gati në Qeveri dhe meqenëse nuk ka Parlament, ne nuk mund ta procedojmë atë. Aty janë të parapara 88 milionë euro që pritet të vijnë nga AKP e që janë të lidhura me projekte kapitale”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa u shpreh se dëshiron që Kuvendi të konstituohet qysh nesër, duke thënë se është më mirë që të përgatitet buxheti sepse janë detyrimet që duhet të përballohen deri në fund të këtij viti.

-Advertisement-

“Ne kemi pasur mjaft shumë telashe dhe kërkesa për me u bë ndryshime dhe plotësime të kontratës. Asnjë veprim nuk e bëjmë jashtë kontratës bazë, por janë detyrimet të cilat rrjedhin mbi bazën e ekzekutimit të punimeve në teren që nëse nuk i përmbushim me kohë do të paguajmë penalti, dhe penaltitë do t’i kushtojnë shumë më shumë këtij vendi sesa që ne pak të rrudhemi me disa projekte dhe të krijojmë hapësirë për t’i paguar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera