Lajme

Komandant i NATO-s viziton sot Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 21 July 2017

Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton sot Kosovën.

Me këtë rast Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komandantin suprem te NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohet nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo

Gjatë vizitës zyrtare të gjeneral Scaparrotti zhvillon edhe një vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

-Advertisement-

Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera