Lajme

Thaçi: E gjithë Kosova do të lutet për ty John McCain

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 20 July 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje pas diagnostikimit me kancer në tru të senatorit amerikanë John McCain.

Thaçi e ka quajtur McCain hero në luftën kundër terrorit dhe shtypjes, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes. I nderuari senatori JohnMcCain, e gjithë Kosova do të lutet për ty dhe familjet tuaj”

Zyra e senatorit amerikan ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer në tru, ndërsa po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një  mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera