I presin rrugën deri sa shkon në Vlorë dhe e rrahin keq, kjo është dëshmia e 60-vjeçarit
Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 20 July 2017
Një 60-vjeçar është sulmuar nga 3 persona ende të paidentifikuar, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Fushë-Preza në drejtim të Vorës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur shtetasit G.P. i kanë prerë rrugën autorët e dyshuar, të cilët pasi e kanë detyruar të ndalojë makinën e kanë goditur me sende të forta, shkruan “Panorama”.
I dëmtuari ka lajmëruar Policinë menjëherë sapo autorët janë larguar me ndihmën e një mjeti tjetër që i priste në anë të rrugës dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Burimet thanë se paraprakisht procedimi penal ka nisur me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”, por po hetohet edhe ndonjë tentativë grabitje e mundshme. Ndonëse autorët nuk kanë marrë asgjë në makinën tip “Kia” të 60- vjeçarit, ky i fundit ka deklaruar se pasi e kanë rrahur, 3 personat e panjohur kanë nisur të kontrollojnë në makinën e tij.
Megjithatë ai ka deklaruar se nuk ka pasur para apo sende të tjera me vlerë me vete dhe sipas tij mund ta kenë ngatërruar me ndonjë person tjetër. Burimet thanë se personi i plagosur është pyetur nëse ka ndonjë problem personal me ndonjë person, apo ndonjë konflikt që mund të jetë përfshirë kohët e fundit.
Por, 60-vjeçari ka shpjeguar se nuk ka probleme dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë personat që e sulmuan. Pavarësisht se sipas tij ata ishin të pamaskuar, ai nuk i ka njohur, gjë që shpjegon dyshimin e tij se ngjarja mund të jetë ndonjë ngatërresë.
Shtetasi me iniciale G.P., ka këmbëngulur para hetuesve se, nisur nga mënyra se si vepruan autorët, ngjarja ngjante si një grabitje e mundshme, por sipas tij ata mund ta kenë ngatërruar me ndonjë person tjetër, pasi nuk kanë marrë asgjë nga makina e tij. Policia tha dje se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































