Lajme

Senatori John McCain diagnostikohet me kancer në tru

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 20 July 2017

Senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru, sipas një njoftimi nga zyra e tij.

Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një  mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar.

Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit.

-Advertisement-

John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh është senator, ndërkohë që më 2008-ën ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

McCain viZitoi edhe Shqipërinë, më 17 prill të këtij viti, ku takoi me radhë presidentin Nishani, Kryeparlamentarin Meta, Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera