Lajme

Zbardhet shkaku i vrasjes së Shqiptarit në Itali

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 19 July 2017

Zbardhet shkaku i vrasjes së Demir Hysenit, në Itali. Pas arrestimit të shqiptarit tjetër, 60-vjeçarit Kujtim Beli, mediat italiane referuar policisë shkruajnë se ai dyshonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar pikërisht me viktimën.

Ai dyshonte se Hyseni kishte frekuentuar gruan e tij, me të cilën më pas ishte ndarë dhe ajo aktualisht jeton në Gjermani.

Mediat italiane shkruajnë se ishte pikërisht kjo çështje që çoi në ngjarjen me një viktimë, shkruan Panorama.

-Advertisement-

Policia ka thënë në konferencë për media se i arrestuari ishte një burrë i dhunshëm, dhe pikërisht ish gruaja, dy vjet më parë e kishte denoncuar për keqtrajtime.

Beli dyshonte se në atë kohë gruaja e tradhtonte me Demir Hysenin, edhe ai i martuar dhe baba i një vajze të mitur.

Pas divorcit në kthimin nga Gjermania, Kujtim Beli është kthyer për të jetuar në Shqipëri, por duket se nuk e ka harruar hakmarrjen ndaj 49-vjeçarit Hyseni. Policia ka arritur të zbulojë se më herët mes tyre është bërë edhe një telefonate, e cila mundësoi edhe zbulimin e autorit te krimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera