Zgjedhjet në Shqipëri, ish-kongresmeni amerikan: Fitoi reforma
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 19 July 2017
Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, apo i njohur nga shumëkush si Joe DioGuardi, gjatë një interviste të ditëve të fundit është ndalur tek arsyeja se përse Edi Rama mori një mandat të dytë nga shqiptarët.
Dhe kur vjen fjala tek personat që nuk e donin reformën në drejtësi DioGuardi ka një emër konkret.
“Ju e dini që kryetari i qeverisë paraardhëse, thuhet se ka bërë miliarda dollarë me të bijën dhe të birin. Si i bëri ai ato para? Nga paga e tij në Qeveri?! Kjo nuk është e drejtë”, ka deklaruar ish-Kongresmeni, shkruan Top Channel.
Për DioGuardin reforma në drejtësi është ajo që i duhet vendit dhe shqiptarëve.
“Prej shumë vitesh, SHBA ka kërkuar që të kryhet reforma në drejtësi. Unë kam kërkuar që të kryhet reforma në drejtësi. Askush nuk duhet të jetë në gjendje që të korruptojë një prokuror a gjykatës që ka edhe lidhje me qeverinë, apo të korruptojë dikë në qeveri. Kjo ka ndodhur shumë shpesh në të shkuarën dhe njerëzit nuk kanë më besim në qeveritë shqiptare”, shprehet DioGuardi.
Ish-Kongresmeni republikan ka kërkuar ndër të tjera që të gjithë politikanët në vend duhet të deklarojnë pasurinë e tyre në mënyrë që populli ta dijë se ku shkojnë paratë e tyre.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek opozita në Shqipëri dhe kryesisht tek Partia Demokratike, duke e cilësuar rezultatin në zgjedhje si humbjen e besueshmërisë, ndërsa akuzës së Edi Ramës se përdori paratë e drogës për të blerë zgjedhjet, DioGuardi i përgjigjet:
“Duhet ta provojnë këtë. Me sa u pa, njerëzit nuk e besojnë këtë gjë. Gjithçka varet te njerëzit që votojnë. Çfarë besojnë ata? Nëse ju nuk mbani premtimet në një afat të caktuar kohe, herët a vonë nuk do të marrësh rezultatet që dëshiron”, thotë ai.
Ish-Kongresmeni uron që opozita të mos zhduket pasi vendi ka nevojë për të.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...