Lajme

Korab Sejdiu: Thaçi në shërbim të PAN-it, me qëllim s’po e fton seancën!

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 18 July 2017

Janë bërë më shumë se një javë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, derisa Presidenca e Republikës nuk ka thirrur ende seancën konstituive të Kuvendit.

Aleanca Kosova e Re e ka quajtur të paarsyeshme vonesat që po bëhen nga ana e të parit të shtetit, Hashim Thaçi. Nënkryetari i kësaj partie, Korab Sejdiu ka thënë për “Indeksonline” se institucioni i presidencës po i jep ndihmë indirekte koalicionit të tri partive, PDK-AAK dhe Nisma.

“Është vërtetë mëkat që tash presidenti dhe Zyra e presidencës si duket po e vënë vetveten në shërbim të PAN-it për t’ju dhënë afat shtesë. Pra, që ata të tentojnë për t’i bërë numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë. Kështu që nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ketë vonesa të tilla por shpresojë që sa më parë që është e mundur të thirret seanca konstituive dhe të vazhdohet më tutje për funksionalizimin e institucioneve”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Tutje, zëvendësi i Pacollit e ka vlerësuar pozitive takimet e koalicionit LAA-në dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”. Patjetër që koalicioni, sipas tij, është mirë të eksplorojë mundësinë e bashkëpunimit me partinë të cilën e drejton Visar Ymeri.

“Qëllimi i tyre natyrisht është që të shikohet mundësia që të bashkërenditen programet tona me të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit. Këto janë të mirëseardhura dhe shpresojmë se do të dalin pritshmërinë e mirë”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera