Lajme

PDK e LDK, për herë të parë me forca të barabarta

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 18 July 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës për shumë vjet ka qenë partia më e madhe në vend.

Ajo lindi si lëvizje politike në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe e mbajti primatin deri në zgjedhjet e vitit 2007.

Derisa para luftës nuk kishte parti që e rivalizonte denjësisht, pas luftës doli Partia Demokratike e Kosovës, si forcë oponente shkruan AktivPress.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e para të vitit 2001, LDK-ja arriti të siguroj 46 ulëse në Kuvendin e Kosovës, kundrejt PDK-së që nuk ia doli të fitoj më shumë se 26.

Rënia e LDK-së filloj në të gjallë të ish- liderit të saj, Ibrahim Rugova, por jo aq sa për ta humbur pozitën e partisë më të madhe në vend.

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2004, LDK fitoj 44 mandate në Kuvend, për sa kohë që PDK u rrit për gjashtë deputetë. Pra, zuri 30 ulëse në Parlament.

Raporti mes dy partive të mëdha ndryshoj në Zgjedhjet e vitit 2007.

Për herë të parë PDK doli e para duke e zhvendosur LDK-në në pozitën e dytë.

PDK, asokohe e drejtuar nga Hashim Thaçi siguroj 34 ulëse në Kuvend, ndërsa LDK nuk mundi të fitoj më shumë se 28 ulëse.

LDK mbeti si parti e dytë edhe në zgjedhjet e vitit 2010.

Raporti i ulëseve në Kuvend mes saj dhe PDK-së ishte 29 me 32.

As zgjedhjet e vitit 2014 nuk sollën ndonjë ndryshim në këtë aspekt.

LDK fitoj 33 ulëse, kundrejt PDK-së që mori 36 ulëse.

Gjërat për të dyja partite ndryshuan në zgjedhjet e fundit.

As PDK e as LDK nuk arritën të ngjiten ose ta mbajnë pozitën e parë.

Zhvendosjen e tyre më poshtë në ranglistë e bëri Vetëvendosje!.

Por në këto zgjedhje, për herë të parë në historikun e tyre, PDK dhe LDK kanë siguruar numër të njëjtë të ulëseve në Kuvend.

Tash, të dyja këto parti i kanë nga 23 deputetë./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera