Lajme

Do të sillet me detyrim në gjykatë i akuzuari për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 18 July 2017

Pasi mungoi dy herë në gjykimin për terrorizëm, Nexhat Ademi do të sillet në mënyrë të detyrueshme në gjykatë. Për arsye se i akuzuari Nexhat Ademi nuk u paraqit në seancë, gjykimi për terrorizëm u shty për të dytën herë radhazi.

Gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli njoftoi palët se nuk ka dëshmi se i akuzuari e ka pranuar ftesën, ndërsa tha se kanë provuar ta kontaktojnë përmes një numri të telefonit që është gjetur në shkresat e lëndës, por në të nuk është përgjigjur askush.

Duke qenë se kjo është hera e dytë që Nexhat Ademi nuk po paraqitet në gjykatë, gjyqtari Ismajli paralajmëroi se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me forcë.

-Advertisement-

Pasi njoftoi palët për mungesën e të akuzuarit, gjyqtarit Vesel Ismajli nuk i mbeti gjë tjetër përveç se ta shtyjë seancën.

Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.

Sipas aktakuzës, qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës Al-Nusra dhe të angazhohet për krijimin e Shtetit Islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Nexhat Ademi sipas prokurorisë qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte Al-Nusra dhe pastaj u kthye në Kosovë.

Përpos këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës./Kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera