Ekonomi

ATK njofton se sa para mund t’i fitoni nga forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskalë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 17 July 2017

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët përmes një njoftimi nga faqja zyrtare të saj rreth aplikimit dhe rimburësimit të kampanjës së re të projektit me kuponë fiskal.

ATK ka treguar që ta kenë më të qartë qytetarët se si shkon procedura e plotë për rimburësimin e tyre, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ky institucion financiar ka thënë se aplikimi për kuponët fiskal do të jetë deri më 31 korrik të këtij viti.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i Administratës Tatimore të Kosovës:

Qytetar të nderuar,

A keni aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjës së re për rimbursim nga kuponët fiskal?

Mos harroni, të bëhesh pjesë e kampanjës duhet të keni minimu 60 kuponë fiskal, me vlerë mbi 250 euro.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, shembull nëse ju keni dorëzuar kuponë me vlerë 500 euro, do të fitoni 50 euro.

Ju mund të dorëzoni kuponë me vlerë edhe më shumë se 1000 euro, mirëpo shuma maksimale që do të fitoni është 100 euro.

Keni parasysh afati për aplikim është deri me 31 korrik 2017.

Bëhu edhe ti pjesë në luftimin e evazionit fiskal, kontribo në ndërtimin e shtetit tënd!/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera