Zjarret pushtojnë vendin, Emergjencat Civile: 15 vatra vetëm në 24 orët e fundit
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 17 July 2017
Vazhdon përhapja e vatrave të zjarrin në vend. Emergjencat Civile bëjnë një përmbledhje të situatës nga zjarret gjatë ditës së sotme dhe për masat që janë marrë. Kështu gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 153 zjarrfikës me 27 automjete, 138 forca ushtarake dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Zjarret sipas qarqeve:
QARKU LEZHË
Në malin e Manatisë, Lezhë ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarrfikëset dhe 53 forcave ushtarake kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit, i cili ka rrezikuar banesat në fshatin Manati. Për arsye sigurie janë evakuuar 3 familje. Zjarri dogji rreth 5 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e zjarrit në lartësitë e malit, ndërsa forcat dhe automjetet zjarrfikëse janë në gatishmëri pranë banesave. Në fshatit Tale Lezhë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset së bashku me komunitetin kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra dhe ullinj.
QARKU SHKODËR
- Në fshatit Bleran, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa banesa të fshatit. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake të cilët nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin pasi ai favorizohej edhe nga era.
Për të shuar flakët u angazhua edhe një helikopter. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 10 ha me shkurre, ferra dhe pisha.
Në fshatin Vilëz, Shkodër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar xhaminë dhe disa banesa të fshatit. Për shkak të terrenit të thyer dhe erës zjarrfikëset e ushtria nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Sipas raportimeve zjarri dogji rreth 10 ha me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po punojnë edhe ditën e sotme për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Vorfë, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe pemëtari. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan disa banesa që ndodheshin aty pranë.
Në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës ka rënë zjarr në pyll me pisha. Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe i ka vënë ato nën kontroll. Ditën e sotme forcat do të punojnë për shuarjen përfundimtare të zjarrit.
Në njësinë Administrative Vig-Mnelë Vau-Dejës zjarri i rënë në një masiv me pisha është fikur. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të shuajnë edhe vatrat e fshehura të zjarrit.
QARKU DURRËS
Në hyrje të qytetit të Krujës ka rënë zjarr në një zonë me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Tirana. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 4 dynymë me shkurre e ferra dhe pisha.
QARKU TIRANË
Në fshatin Qinam, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë shuar flakët duke shpëtuar banesat. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e vogël me shkurre dhe ferra.
Në lagjen Kodër-Vorë të bashkisë Vorë ka rënë zjarr në një zonë me ferra, shkurre dhe ullishte. Si pasojë u dogj rreth 10 dynymë me shkurre e ferra dhe 5 rrënjë ullinj.
QARKU ELBASAN
Në fshatin Klos, Cërrik ka pasur një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë punuar duke shuar flakët me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer.
Në fshatin Bardhas Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 5 dynymë me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Trash, Peqin ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 7 dynymë me shkurre e ferra dhe 10 rrënjë ullinj.
QARKU BERAT
Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka pasur riaktivizim të zjarrit në sipërfaqen me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar nga era e fortë është përhapur dhe për këtë ka ndërhyrë edhe ushtria. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU VLORË
Në fshatin Borsh, Himarë ka rënë zjarr gjatë paradites së djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...






























