Lajme

Itali, deti nxjerr në breg pakot me drogë, dyshohet se vjen nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 17 July 2017

Një numër i madh pakosh të mbushur me lëndë narkotike të llojit marijuanë janë kanë dalë në bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi, në Itali. Banoret e zonës janë befasuar kur në mëngjes janë përballur me këtë pamje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Sipas mediave italiane, origjina e drogës që ka nxjerrë deti në breg është nga Shqipëria, por po hetohet edhe nga vendet të tjera të Ballkanit. Sasia e nxjerrë në breg i kalon 100 kg, ndërkohë që dyshohet se destinacion ishte Abruzzo.

Policia ka nisur hetimet se si perfunduan këtu pakot me drogë, janë lënë qellimisht, apo ndonjë anije apo skaf ka humbur rrugën ngarkesën në tentative për ta trafikuar. Dyshohet se vlera e drogës i kalon 350 mijë euro.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy