AAK: Kuvendi dhe Qeveria do kenë pushtetet dhe përgjegjësitë e ndara
Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 16 July 2017
Mos-ratifikimi i Demarkacioni ishte njëra nga pikat kryesore të mocionit të iniciuar nga Nisma qe mundësoi rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Kjo pasi që, Demarkacioni konsiderohej si njëra ndër pikat kyçe të bllokadës së punës në Kuvend e gjithashtu edhe të procesit të liberalizimit të vizave.
Megjithatë, procesi i liberalizimit po zvarritet ende me vonesat për formimin e Qeverisë së re.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj gjatë një prononcim për Indkesonline, i cili gjithashtu ka shtuar se në legjislaturën e re Demarkacioni, Asociacioni dhe çështjet tjera me interes nacional do të jenë punë e Kuvendit të Kosovës dhe jo e Qeverisë.
“Qeveria do t’i kryej obligimet e veta në një afat sa më të shpejt, por çështja e demarkacionit dhe e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe e çështjeve të tjera të interesit nacional, do të jenë punë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, pushtetet dhe përgjegjësitë do të jenë të ndara dhe nuk do të mund që Qeveria të vendos në emër të Kuvendit.
“Pushtetet dhe përgjegjësitë janë të ndara, dhe në legjislaturën e re, nuk do të ndodhë qe Qeveria të vendosë në emër të Kuvendit, siç ka qenë praktikë në legjislaturën e shkuar”, ka shtuar ai.
Ndryshe, zyrtarë të koalicioni PAN tashmë disa herë kanë deklaruar se i posedojnë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë, duke theksuar se shumë shpejtë do të krijohet legjislatura e gjashtë.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...