Lajme

Deputeti i PD-së shpërthen me fjalë banale ndaj Jul Dedës dhe gazetarit të njohur (REPLIKAT)

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 15 July 2017

Megjithëse Lulzim Basha ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të zgjedhjes së emrave për deputetë që bëri kryeministri Edi Rama në vitin 2013, kreu i PD-së duket se nuk e ka zbatuar për vetë këtë gjë.

Patjetër që nuk po flasim për të njëjtën problematikë, pasi kjo e Bashës është shumë herë më e vogël, por ama duke qenë se ai ngriti kauzën e dekriminalizimit, kreu i PD-së nuk duhet të kishte problem me të tijtë.

Bëhet fjalë për deputetin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Myslim Murrizi, i cili është turrur me një gjuhë të padenjë ndaj gazetarit të News 24 Bledian Kokës, si dhe aktorit të njohur dhe anëtarit të këshillit të PD-së Julian Dedës.

-Advertisement-

Gjithçka nisi nga një foto, që deputetët e rinj të PD-së kishin bërë sëbashku në një drekë, ku duhet thënë se shumica prej tyre mbështesin Bashën, i cili është në garë me Eduart Seliamin për kreun e kësaj partie, transmeton Gazeta Express.

Këtë foto e ka komentuar Julian Deda, ku duke sjellë ndërmend humbjen e thellë të PD-së shkruante “Po festojnë humbjen më të thellë në historinë e PD. Hë more jua lumsha, hajde gëzuar”.

Kaq ka mjaftuar që Myslim Murrizi, të shpërthejë në fyerje e akuza ndaj Dedës.

Julian përshëndetje. Më ngatërron me ata miqtë e t’u që ndërrojnë gratë si brekë konviktoresh. Sa vite i kam unë në PD, nuk i ka estrada e Tiranës dhe Portokallia të marra së bashku. Me ato që rri ti unë nuk fshij b… Më ke ngatërruar me plehrat. Pyet pak eprorët e tu se kush jam unë. Po ke qejf të hapim letrat bashkë hajde bujrum.

Ti ke një problem që ke ndenjur me servila. Unë e kam pas Babën traktorist dhe jo spiun të sigurimit të shtetit. Kur të duash ti dhe çdo spiuni tendi ju ftoj në debat publik në cilin do media që ju lejojnë. Pyet pak Filipin kush jam. Ke ngatërruar adresë. Për burra kurva po të mbaj Ramazan bëj 10 copë në ditë”, -shkruan Murrizi.

Lidhur me këtë reagim të Murrizit, është shprehur gazetari Bledian Koka, ku ka kritikuar ashpër sjelljen e tij.

“Deputeti i shalqinit. Sot do te flasim per “kualitetet” e listes Basha. Per ata deputete qe do perfaqesojne PD dhe opoziten fatkeqesisht ne 4 vitet ne vijim. Nje i tille eshte edhe deputeti i shalqinit. Mjafton kaq pak (nje status ironik), qe nje deputet i Listes Basha te tregoje se cfare fare eshte. Mjafton ta gervishtesh shume pak shalqinin qe ta kuptosh qe eshte kungull. Mjafton vec pak ta prekesh ne integritetin qe deputeti i shalqinit nuk e ka, per te konfirmuar se ai ska asnje identitet.

Sot te duket se shprehja “s’keni pare akoma asgje” ishte e taksur me te drejten e hileqarit, fiks per demokratet. E vertete eshte, demokratet s’kishin pare asgje akoma. Nuk e kishin pare kurre qe nje deputet i tyre ti turrej nje demokrati si ata me nje gjuhe prej pazarxhiu shalqini, nuk e kishin menduar qe nje ligjvenes i tyre te mos ishte ne gjendje te zhvishte kostumin e rrugaçit dhe te vishte ate te njeriut qe me shume gjase nuk mund te jete… p.s…e pame te njejtin njeri te telendiste muaj me pare edhe nje polic ne krye te detyres, por nga inati per Edi Ramen nuk e kuptuam qe fajin nuk e kishte polici i nderuar, por deputeti i shalqinit pa nder…”, -shkruan Koka në profilin e tij në ‘Facebook’.

Por, Murrizi si gjithnjë, i gatshëm për të bërë replikë, ka hapur fjalorin, ku nga aty ka marrë fjalët më banale, duke i adresuar në drejtim të Kokës.

Nuk jam deputet i shalqinit o bir k*rve por i demokratëve lushnjarë, si puna jote të mbaj Ramazan bëj 10 cop, kopila si ti më bëjnë g*jore”, shkruan deputeti i PD-së për Kokën.

Në fakt, gjuha e banalitetit të deputetit të ardhshëm të PD-së nuk është se u vu re, vetëm në këto reagime. Nëse e mbani mend, Murriz shpërtheu në sharje dhe fyerje edhe ndaj një punonjësi policie pak muaj më parë, i cili e ndaloi se kishte kaluar me të kuqe semaforin.

Polici rrugor u përballë me lumë sharjesh dhe ofendimesh, dhe për më tepër, gjithçka u filmua nga vetë deputeti ‘intelektual i gjuhës së ëmbël’, Myslym Murrizi.

Murrizi, vetëm u procedua nga policia, por asgjë nuk ndodhi me të, madje për ‘meritë ‘sjellje ai u kandidua nga Basha në zgjedhjet e 25 qershorit, ku tashmë do të ulet në tempullin e demokracisë, ligjeve dhe fjalës për 4 vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera