Lajme

Posti i kryeparlamentarit i takon Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 15 July 2017

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se në bazë të marrëveshjes që është arritur brenda koalicionit, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast Kadri Veselit, duke shtuar se është e drejtë e partnerit të koalicionit që të përcaktohet për kandidatin e saj.

Ndërsa duke folur për faktin, se a është e gatshme AAK-ja të mbetet në opozitë, Isufi ka thënë se në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por, sipas tij, është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile.

Zëri: Kujt do t’i takojë posti i kryeparlamentarit. A keni marrëveshje në PAN që kjo pozitë t’i ofrohet Kadri Veselit?

-Advertisement-

 

Isufi: Si koalicion parazgjedhor, me marrëveshjen që është arritur, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast z. Kadri Veselit. Por është e drejtë e partnerit në koalicion që të përcaktohet për kandidatin e saj.

Zëri: A ka mundësi që vendi t’i nënshtrohet një bllokade institucionale si në vitin 2014?

Isufi: Tanimë gjërat janë të qarta se kujt i takon e drejta e nominimit të mandatarit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj nuk ka hapësirë për bllokadë. Por ka arsye për kompromise politike që të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe stabile.

Zëri: Nëse Haradinaj dështon t’i sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e  Qeverisë, a jeni të gatshëm ju si AAK të mbeteni në opozitë?

Isufi: Në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile dhe duhet kuptuar se ka hapësirë për pjesëmarrje në qeverisje për t’i dhënë drejtim zhvillimit të vendit në të gjitha sferat, sepse qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim dinamik të proceseve që e forcojnë Kosovën si shtet dhe e avancojnë në integrimet e reja që po e presin.

Edhe ata që mund të hezitojnë sot, duhet të marrin kurajë të bëhen pjesë e qeverisë “Haradinaj”, duke pasur parasysh vizionin e tij, dinamikën që ka përcaktuar edhe në të kaluarën dhe dhënien e shansit që Kosova të prosperojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera