Bahtiri bisedoi me drejtorin e Fondacionit “Friedrich Naumann Stiftung”
Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 14 July 2017
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka pritur në kabinetin e tij drejtorin e Bordit të Fondacionit “Friedrich Naumann Stiftung” dhe përfaqësuesen e këtij fondacioni për Kosovë, zonjën FNS, dhe Minire Çitaku, me të cilit ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri i tha ish deputetit dhe ish kryetar i Komunës Bremerhaven në Gjermani, Manfred Richter se prej ardhjes së tij në krye të komunës, situata ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë në të gjitha fushat.
“Mitrovica ka qenë e njohur për probleme të shumta, tensione të ngritura dhe pasiguri për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Mirëpo, me punë, angazhim të pa pandërprerë dhe përkushtim të madh, kemi arritur që Mitrovicën ta bëjmë njërën nga komunat më stabile në vend, ku siguria për qytetarë është ngritur dhe ku kriminaliteti ka rënë për 43.8 për qind”, tha ai.
Po ashtu Kryetari Bahtiri në vazhdim i njoftoi të pranishmit edhe për punën që është bërë në krijimin e kushteve për investime dhe rregullimin e infrastrukturës.
“Kemi krijuar Zonën e lirë Industriale në një hapësirë prej 44 hektarësh, ku deri tash është ndarë toka për shfrytëzim falas për 99 vjet për rreth 20 biznese, ka edhe rreth 70 kërkesa të tjera, ndërsa që ka hapësirë edhe për 80 biznese tjera të interesuara. Është ndërtuar Fabrika për prodhimin e kërpudhave, e cila kur të rrumbullakohet do të jetë më e madhja në Evropë, prodhimi i së cilës është i garantuar në tregjet evropiane”, theksoj ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se ka kontakte me drejtuesit e komunës në veri dhe se raportet ndëmrjet shqiptarëve dhe serbëve janë në përmirësim e sipër. Ai shtoi se së shpejti do të ketë një konferencë të përbashkët me kryetarin e veriut për të joshur investitorë dhe donatorë ët jashtë, gjë që do t,i kontribuonte relaksimit të mëtutjeshëm ët situatës dhe zhvillimit ekonomik të të dyja komunave.
Drejtori i Fondacionit “Friedrich Naumann Stiftung”, Manfred Richter, tha se po ndjehet mirë kur po dëgjon për rezultatet e arritura dhe për përpjekjet për të zhvilluar komunën ekonomikisht, pasi që siç tha ai, zhvillimi i përmbush kërkesat e qytetarëve për siguri sociale, jetë cilësore dhe perspektivë për të ardhmen.
Richter i tha kryetarit Bahtiri se fondacioni i tij do të vazhdoj bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës dhe do ta mbështesë në realizimin e projekteve të ndryshme aq sa lejojnë mundësitë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























