Si i kanë vjedhur votat PS, PD e LSI
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 14 July 2017
Numërimi në KQZ i 64 kutive të votimit në Tiranë, sipas kërkesës së PDIU -së, zbuloi një skandal në mënyrën si numërohen dhe vidhen votat në Shqipëri. Në përfundim të numërimit rezultoi se PS, PD e LSI kishin bërë një masakër me votat e partive të vogla, të cilat nuk kanë pasur numërues nëpër Qendrat e Numërimit të Votave.
Vetëm 7 kuti rezultuan me të dhëna të sakta. Në 57 të tjera, gjithçka ishte manipuluar.
Rezultoi se Partia Socialiste ka vjedhur 85 vota, ndërsa asaj i kanë vjedhur 16 vota.
Partia Demokratike ka vjedhur 77 vota, ndërsa i janë vjedhur 30 vota.
LSI ka vjedhur 80 vota, ndërsa i janë vjedhur 6 vota.
PDIU që u ankua për rezultatin kishte vjedhur 52 vota, ndërsa i kishin vjedhur 57 vota.
Siç shihet nga shifrat, numrin më të madh të votave e ka vjedhur Partia Socialiste, e cila në Tiranë arriti të merrte 18 mandate. Mandati i fundit me PDIU u nda për 29 vota. Ndërsa 16 votat që i kanë marrë asaj janë vlerësuar kryesisht si të pavlefshme apo nuk janë pasqyruar në tabela.
Dhe kjo masakër rezulton vetëm në 57 kuti, teksa në Tiranë zgjedhësit kanë votuar në 939 qendra votimi.
Përmasat bëhen më të mëdha kur PS ka arritur ta marrë mandatin e 18 vetëm me 29 vota më shumë dhe kur vetë PDIU që pretendon se ia kanë vjedhur mandatin e saj të parë është përfshirë në vjedhje votash, fakt ky që u pranua edhe nga përfaqësuesi i saj në KQZ.
E gjithë masakra është zhvilluar në kurriz të partive të vogla që s’kanë pasur as komisionerë dhe as numërues, si Libra apo Sfida, votat e të cilave janë përvetësuar nga partitë e tjera të mësipërme, që s’kanë kursyer askënd në këtë megavjedhje, tashmë edhe të dokumentuar nga rinumërimi në KQZ. /Lapsi.al
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...