Lajme

Së paku 200 mbrojtës të ekologjisë janë vrarë vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 14 July 2017

Së paku 200 persona janë vrarë vitin e kaluar derisa kanë zhvilluar betejë për mbrojtjen e mjedisit jetësor duke protestuar kundër minierave, projekteve pyjore apo bujqësore, dhe ky numër është rekord, kumtoi joqeveritarja Global Witness.

Numri më i madh i viktimave janë në Brazil – 49, në Kolumbi janë vrarë 39, 28 në Filipine dhe 16 në Indi.

Organizata joqeveitare bëri thirrje për numrin e shtuar të viktimave – 185 në vitin 2015, dhe numrin gjithnjë e më të madh të shteteve ku janë regjistruar vrasje të tilla (24 në vitin 2016 përkundër 16 në vitin 2015).

-Advertisement-

“Numri i vërtetë i viktimave sipas të gjitha gjasave është më i madh”, paralajmëron organizata që bën analiza prej vitit 2002.

Në 40 për qind të rasteve viktimat janë njerëz të cilët jetojnë në vendin e incidentit dhe vendi i të cilit aneksohet nga kompani, pronarë të rinj apo personalitete lokale me ndikim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy