Lajme

Edhe Zemaj parapëlqen shkuarjen e LDK’së në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 13 July 2017

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta bënte Qeverinë, atëherë ajo nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj.

“Besoj se një qeveri e tillë që formohet në këtë formë, me këtë sistem që kemi dhe me grupin e madh minoritar, nuk do të ketë jetë më shumë se gjashtë muaj. Edhe nëse opozita do të jetë e ngadaltë për të kërkuar ndryshim dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk besoj se do të zgjasë gjashtë muaj”, tha Zemaj në RTV Dukagjini.

Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se preferon që të shkojnë në opozitë, pasi “kjo do t’i konvenonte subjektit për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale”.

-Advertisement-

“Nuk është asgjë e dëmshme nëse jemi pjesë e fuqishme e opozitës, duke e ruajt edhe substancën e edhe atë trashëgim politike që kemi për ndërtimin e institucioneve të vendit. Kjo do t’i ndihmojë reformimit të LDK-së dhe në një afat shumë më të shkurt. Do të ketë zgjedhje dhe LDK do të dalë partia e parë”, tha Zemaj.

Për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e fundit ai përmendi edhe faktin se ka pasur largime nga lista të njerëzve që kanë merituar të jenë pjesë, ndërsa shtoi se edhe elektorati nuk e duroi koalicionin me PDK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera