Canolli: Përmasat e ekstremizmit paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 13 July 2017
Reagimi i institucioneve të Kosovës ka sjellë rezultate shumë të mira në parandalimin e ekstremizmit.
Kështu u tha sot në tryezën e rrumbullakët mbi implementimin e Strategjisë Nacionale dhe planit të veprimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020, të titulluar “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, tha se tema e ekstremizmit është e re edhe për shtetet tjera.
“Komuna e Prishtinës është pjesë e rrjetit të qyteteve të forta dhe unë jam caktuar si koordinatore dhe kësisoj kemi marrë pjesë në shumë takime. Në këtë mënyrë kemi pasur mundësinë të shohim se çfarë kanë bërë qytetet tjera dhe të bëjmë edhe ne”, ka thënë Pacolli.
Ajo tha se Komuna e Prishtinës është fokusuar në politikat sociale dhe gjendjen e gruas, si dhe problemet e shumta që kanë pasur gratë, siç ka qenë mungesa e sigurisë së një page.
Taibe Canolli, nga Policia e Kosovës, tha se Shoqata e grave të Policisë së Kosovës është e vetmja organizatë që merr pjesë në luftimin e radikalizmit dhe të ekstremizmit.
Ajo tha se përmasat e ekstremizmit paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit.
Për më tepër Canolli tha se reagimi i institucioneve të Kosovës ka sjellë rezultate shumë të mira në parandalimin e ekstremizmit.
Ndryshe, qëllimi i këtij aktiviteti është të diskutohet mbi angazhimin e tanishëm të grave në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës.
Të tjera
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...