Bizneset kërkojnë 20 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga G20
Autori: Gazeta inFokus
09:34 | 13 July 2017
Bizneset në Hamburg kanë kërkuar 18 milionë euro (20,5 milionë dollarë) për dëmet e shkaktuara nga protestat gjatë Samitit të G20-s.
\”Pronarët e dyqaneve të qytetit i kanë dërguar një kërkesë me shkrim kryebashkiakut të Hamburgut, Olaf Scholz, pasi tregjet ushqimore dhe dyqanet u plaçkitën dhe u dëmtuan rëndë gjatë 3 ditëve të dhunës\”, njoftoi të martën televizioni publik “NDR 90.3”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar veprimet e protestuesve dhe ka këmbëngulur që viktimat e protestave të marrin kompensim nga shteti.
Shitësit e Hamburgut thanë se kërkesat e tyre për dëmtim deri tani nuk kishin përfshirë kostot e masave mbrojtëse, të cilat ata ishin detyruar të merrnin përpara Samitit të G20-s.
Nënshkruar nga Shoqata e Tregtarëve me Pakicë të Veriut dhe Shoqata e Sipërmarrjeve të Mesme dhe të Mëdha të Hamburgut, në kërkesën e sipërcituar thuhet se disa biznese nuk mund të nisin punën pasi punonjësit e tyre ishin ende shumë të frikësuar nga dhuna.
Gjithashtu konsumatorëve potencialë u është penguar hyrja brenda në qytet si rezultat i operacioneve të policisë.
Për të kompensuar të ardhurat e humbura gjatë demonstratave, tregtarët me pakicë kanë kërkuar dy të diela të tjera për të mbajtur hapur dyqanet e tyre, gjatë ditëve të rëndësishme të Krishtlindjes në dhjetor.
Sipas ligjeve tregtare gjermane, dyqaneve u lejohet të hapen vetëm për një numër të caktuar të dielash në vit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































