Lajme

Gjuriq serish në krye të Zyrës për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 12 July 2017

Qeveria e Serbisë ka vendosur që Marko Gjuriq të riemërohet si ushtrues detyre i drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën edhe për tre muaj.

Pos këtij vendimi, në mbledhjen e Qeverisë serbe të mbajtur më 6 korrik, qeveria e Serbisë që udhëhiqet nga Ana Brnabiq ka emëruar si ushtrues detyre edhe tre zëvendësdrejtor të kësaj zyreje dhe katër asistentë, për një periudhë prej tre muajsh.

Si zëvendës të Gjuriqit janë caktuar: Zoran Joviq, Zheljko Joviq dhe Dushan Kozarev, kurse ndihmës drejtor Dejan Paviçeviq, i cili ishte zyrtar ndërlidhës në Prishtinë si dhe Dushan Jovoviq, Petar Petkoviq dhe Zoran Bojoviq, raportojnë mediat serbe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera