Sport

⚽ Para 21 vjetësh (në okupim) kështu dukej liga e Kosovës në katër grupe

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 12 July 2017

Gjeneratat e vjetra e dinë fortë mirë se si ka ekzistuar e funksionuar liga e futbollit në periudhën e viteve të okupimit. Sportistët dhe çdo sferë tjetër shqiptare zhvilluan aktivitete ashtu si munden dhe vazhdimisht të përndjekur, të arrestuar, të rrahur e të vrarë nga okupatori serb.

Afrim Kçiku ka postuar një fotografi ku shihen tabelat në katër grupe të ndara liga (Gjakova, Prishtina, Ferizaj e Mitrovica). Këto tabela janë të vitit 1995-96, në kohën e okupimit. Në katër grupe, gjithsej 39 skuadra. Më së shumti ka pasur Prishtina, pastaj Ferizaj.

-Advertisement-

Anash është edhe kush ishte shpall futbollisti më i mirë, e kështu më radhë,  shihet në faqen e përdyjavshmes që dilte atëkohë, revista ‘Top Sport’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera