Lajme

Gratë që nuk barten shami gjatë qëndrimit të tyre në Arabinë Saudite

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 12 July 2017

Ishin të shumta gratë që tërhoqën vëmendjen e botës, kur vendosen të mos mbulonin flokët e tyre gjatë vizitave zyrtare në Arabinë Saudite.

Vendimi i tyre u diskutua shumë për mënyren se si arritën ato të refuzonin të ndjekin një traditë të rreptë fetare dhe kulturore ne Arabinë Saudite. Gratë në Arabinë Saudite, ku Islami është fe shtetërore, është e domosdoshme të mbulojnë kokën e tyre.

Gratë saudite ndjekin një kod të veshjes konservatore në publik. Ato veshin një veshje e cila mbulon gjithë trupin, nga koka deri tek këmbët.

-Advertisement-

Me poshtë mund të ndiqni praktikën e disa grave në politikë gjatë viteve të fundit të cilat gjatë vizitës së tyre në Arabinë Saudite nuk i mbuluan bartën shami.

 

Michelle Obama në 2015:

Ish zonja e parë Michelle Obama dhe ish-presidenti Barak Obama vizituan Arabinë Saudite për të respektuar mbretin Abdullah dhe mbajtën takime me udhëheqësin aktual, mbretin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.

Michelle Obama u kritikua sepse i shtrëngoj duart me udhëheqësit sauditë. Ligji islamik në përgjithësi i ndalon burrat të prekin gratë për të cilët nuk janë të lidhur. Ajo gjithashtu nuk e mbuloi kokën.

Hillary Clinton në 2012:

Gjatë kohës sa ajo ishte sekretare e shtetit, Hillary Clinton, nuk barti shami në takimet me ministrat e jashtëm të Arabisë dhe Gjirit Arab për të diskutuar mbi disa çështje, përfshirë Iranin, politikën e naftës dhe luftën në Afganistan.

Laura Bush në 2007:

Udhëtimi i zonjës Laura Bush në Arabinë Saudite në vitin 2007 u përqendrua në ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit që prek gratë e Arabisë Saudite. Bush nuk mbajti mbulesen gjatë mbërritjes së saj, por më vonë u mbështoll në një shami të dhënë nga një mjek saudit gjatë një takimi me të mbijetuarit e kancerit.

Angela Merkel në 2010:

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e mbuloj kokën gjatë vizitave shumëvjeçare në këtë zonë. Ajo mori pjesë në konferencën ekonomike gjermano-saudite në Arabinë Saudite në vitin 2010 dhe vizitoi disa vende të tjera të Gjirit si pjesë e një iniciative për përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe politike mes dy shteteve.

 

Theresa May në 2017:

Kryeministrja britanike, Theresa May, po ashtu tërhoqi vëmendjen e botës, kur ajo vendosi të mos mbulonte flokët gjatë një vizite zyrtare në Arabinë Saudite, ndonëse nuk ishte e para nga ato që ndjekën këtë praktikë.

Melani & Ivanka Trump në 2017:

Zonja e parë Melania Trump dhe vajza e Presidentit Amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ishin ne një takim në Riad, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, gjatë muajit maj duke mos mbajtur asnjëra shamitë. Mund të themi që kjo dyshe ishte më e përfolur nga të gjitha gratë të tjera, për faktin që Trump kritikoi zonjën e parë Michelle Obama për mos mbajtjes se shamisë dy vite më parë. ©Infokusi.com

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera