Lajme

Komuna e Mitrovicës bën gabim qesharak në një njoftim zyrtar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 12 July 2017

ashmë në vendin tonë janë shpeshtuar rastet e gabimeve drejtshkrimore në njoftime zyrtare, gabime jo lehtë të falshme.

Një të tillë e bëri sot Komuna e Mitrovicës, kur iu bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes kur e frekuentojnë vendin tek ura e re në Liqenin Artificial të lumit Ibër për shkak të rrjedhës së ashpër të ujit, shkruan Magazina.al.

Përveç gabimeve drejtshkrimore ajo që të bie në sy më shumë është ngatërresa qesharake, ku bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë “hudhjes në ujë”. Si duket ata të cilët e kanë bërë këtë njoftim fjalën “kërcim” e kanë zëvendësuar më atë të hedhjes.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

Drejtoria për Emergjenc dhe Klubi i Zhytjes „Trepça “në Mitrovicë, njoftojnë qytetarët e Mitrovicës të cilët e frekuentoj vendin tek ura e re në Liqenin Artificial të lumit Ibër, gjegjesisht pjesën e Betonit për hudhje në ujë, që të kenë kujdes dhe mos ta shfrytëzojnë më atë pjese, për arsye se rrjedha e ujit është shumë e ashpër dhe se ai vend rrezikon jetën e juaj , andaj mos e sfidoni këtë rrjedhe dhe vlersojeni jetën tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera