Lajme

Sot në Trieste të Italisë Samiti i shefave të Qeverive të Ballkanit Perëndimor!

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 12 July 2017

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2017 që sot do të mbahet në Trieste të Italise do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal, me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Evropian në rajon.

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit, Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transport, do të marrin pjesë së bashku me shefat e qeverisë, ministrat e Ekonomisë dhe ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së: Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia.

Nga Ballkani do të jenë të pranishëm shefat e Qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjes, Maqedonisë, Malit të Zi. Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga Kryeministri në Largim Isa Mustafa.

-Advertisement-

Diskutimet do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve./Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera