Lajme

Kontrolle nëpër objektet hotelierike në Maqedoni, shkak temperaturat e larta

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 11 July 2017

Temperaturat e larta kanë ndikuar që Inspektoriati i ushqimit të fillojë me kontrolle të jashtëzakonshme të objekteve hotelierike që kategorizohen me rrezik të lartë.

Nga e diela, restoranet, hotelet, fast food-et, piceritë, marketet por edhe objekte tjera nëpër Maqedoni janë vënë nën kontrollin e inspektorëve.

Qëllimi i kontrolleve është të vërtetohet nëse operatorët e ushqimeve i plotësojnë standardet e sigurisë, por si qëllim tjetër është edhe mbrojtja e konsumatorëve nga helmimet e mundshme masovike që ndodhin shpesh gjatë verës.

-Advertisement-

Velika Atanasova, zëdhënëse e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka deklaruar se AUV-ja kryen kontrolle të shpeshta në rajonet turistike për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga helmimi me ushqim. Ajo apelon që ushqimi të blehet nga operatorë të regjistruar, të kihet kujdes në higjienë.

Njiherit AUV bën thirrje që çdo mangësi në lidhje me çështjen e ushqimit të raportohen në numrin 0800 3 22 22, ose përmes postës elektronike në AUV./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera