Lajme

Zbulohet: VV e LAA kanë marrëveshje për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 11 July 2017

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, është i bindur se koalicioni paszgjedhor, mes LDK-së, AKR-së e Alternativës me Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë është punë e kryer, madje me një numër prej afër 70 mandatesh.

Ai këto komente i bëri në emisionin IndoBox të RTV Dukagjinit, derisa shprehu bindjen se me Vetëvendosjen në koalicion parazgjedhor do të fitonin zgjedhjet.

Bahtiri madje shprehu bindjen e tij se koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA), jo që nuk do të marrë deputetë të tjerë, por që ka edhe deputet brenda këtij subjekti që nuk do ta votojnë Qeverinë që po pretendon ta bëjë Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Bahtiri që dështoi t’i fitojë votat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ndër të tjera ka thënë se do të tërhiqet nga politika, nëse dështon të sigurojë edhe një mandate si kryetar i Mitrovicës, post të cilin e mban tani. /RTV D/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera