Lajme

Kjo është deklarata e Delawis pas takimit me Pacollin

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 July 2017

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie si duket është përfshirë direkt në negociatat për formimin e Qeverisë së re. Ai ka takuar sot liderin e AKR’së duke paralajmëruar bisedime edhe me parti tjera.

Delawie edhe sot është takuar me presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.

Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t’i takojë të gjithë.

-Advertisement-

“Më falni, do t’i takojmë të gjithë”, tha diplomati amerikan.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera