Opinione

Diplomacia merimangë e Serbisë dhe kurthimi i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 11 July 2017

Shkruan: Gurakuç Kuçi

Pas luftës së parë botërore, procesi i paqes që përfundoi me traktatin e Versajës, Gjermania (dhe Rusia) nuk ishte ftuar fare dhe traktati i ishte ofruar Gjermanisë si një akt i kryer (faitaccompli) që ose të nënshkruante ose të vazhdonte luftën.Kjo e fundit tashmë ishte e çarmatosur dhe e kishte Berlinin të mbushur me forca aleate dhe pa alternativë.

Paragrafi më lartë do të na duhet si një paralele jo e drejtë që do ta tërheqim më vonë edhe pse në kushte krejt të tjera, tani do tëpërqendrohemi tek zhvillimet e reja diplomatike nga Serbia, Brukseli dhe ajo që po proklamohet si “rifillimi i një dialogu të ri” mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Të bëjmë një renditje kronologjike tëdisa deklaratave me rëndësi të politikanëve serb:

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, para takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se duhet dialog për fatin e serbëve jo në veri të Mitrovicës por brenda Kosovës dhe Metohisë sepse ata janë të pambrojtur dhe të diskriminuar.

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, më pas deklaroi se duhet një dialog për autonomi për veriun e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për statusin final të Kosovës, dhe nëse Serbia është e detyruar të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë, ajo do të zgjedhë BE-në.

Vuçiq: Serbia do të jetë partnere e BE-se dhe mik i Rusisë.

JadrankaJoksiamoviç, ministre për integrime evropiane të Serbisë, deklaroi se Serbia deri me 2020 do të marrë 1 miliard euro ndihma nga BE-ja për procesin e anëtarësimit.

MilovanDreçun, shef i komisionit parlamentar në Kuvendin e Serbisë për Kosovën dhe Metohijën, deklaroi se Gjykata Speciale për krime lufte të kryera nga ish-oficerët e lartë të “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” është përpjekja e fundit e bashkësisë ndërkombëtare për të gjykuar krimet kundër serbëve dhe joshqiptarëve, dhe Serbia do ta ndihmoj këtë proces.

IvicaDaçiq, deklaroi se Serbia asnjëherë nuk do të prishë marrëdhëniet me aleatët e saj të përhershëm që janë Rusia dhe Kina për asnjë kusht.

Brnabiç: Rusia është një partner i rëndësishëm i Serbisë dhe ne duam të thellojmë bashkëpunimin në sektor zhvillimor, hulumtues dhe bashkëpunime universitare.

Të gjitha këto deklarata në pamje të parë mund të duken kontroverse dhe ta pakoordinuara.Por në të vërtetëështë një diplomaci e hollë me shumë leva në formën e rrjetës sëmerimangës ku trupin e ka në Moskë, këmbët në Beograd e rrjetën optimalisht në gjithë botën.

Vuçiq ndërton kurthin për BE-në, Brnabiç për Kosovën, Joksiamoviç josh serbët me BE-në, Dreçun josh serbët kundër Kosovës, Daçiq kujdesët për Rusinë e Kinën.

Serbia tashmë e ka kuptuar që Kosova është e humbur, por që mund të nxjerr akoma koncesione dhe ta bëjë shtet jo-funksional, këtë mundët dhe po e bwn.

Të kthehemi të deklaratat e cituara më lartë. Presidenti i Kosovës pranoi takimin për dialog të thirrjes sëVuçiqit nëpërmjet BE-së, duke shënuar një autogol për Kosovën. Duke rënë në grackën e diplomacisë serbe, kinse për rifillim të dialogut me tema të reja, por se cilat janë ato tema askush nuk e di, Serbia nuk pranon të flas për të zhdukurit, reperacionet, kufirin, etj.

Serbia me një diplomaci komplet të koordinuar po tenton që veriun ta heq nga bisedimet duke i dhënë autonomi dhe të shikoj për koncesione të tjera brenda Kosovës ku jetojnë serbët.Eventualisht edhe ata t’i bëjë pjesë e autonomisë së veriut apo forma tjera koncesionale, dhe ta bëjë Kosovën një shtet jofunksional, duke e detyruar ta prek edhe Kushtetutën e saj. Dhe me këto hapa duke e përmendur statusin final të Kosovës të tregohet para BE-së qëështë serioze në zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dyja vendeve, të vazhdoj rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe të thith milionat e kësaj të fundit.

Gjitha këto në asnjë moment duke mos prishur marrëdhëniet me Rusinë apo Kinën të cilët i ka aleat që ia mbulojnë punët e saj kriminale. Të kujtojmë rastin e fundit,rrëzimin e rezolutës në KS të OKB-së, për gjenocidin e Serbisë nëSrebrenicë.

Gjithë kjo iniciativë e Serbisëfilloi duke shfrytëzuar vakumin politik dhe institucional në Kosovë, duke na vënë para një akti të kryer. Kjo pasi nuk ka një Kuvend apo Qeveri që mund ta ndalë si proces, dhe kur inatitucionettw formohen dhe konsolidohen,është veçse një proces i pandalshëm.

Serbia po shfrytëzon edhe frikën e politikanëve shqiptarë nga Gjykata Speciale për t’i shtyrë ata në këtë grackë diplomatike serbe.

Dhe me planet e saj afatgjate, Serbia do të arrinte përafërsisht këto objektiva: krijimin e një autonomie të komunave serbe në Kosovë, integrimin me hapa të shpejtë në BE para Kosovës dhe të na bllokoj me veto që të mos mund të anëtarësohet asnjëherë, të bëhet një kalë i Trojës për Rusinë, duke vazhduar të jetë vegël e Rusisë dhe i ledhatuari i BE-së, në anën tjetër Luginën e Preshevës dhe shqiptarët atje me gjithë këtë dinamikë nuk do jepte hapësirë që as të përmenden dhe aty dalëngadalë sikur që po bëhet, të vazhdoj etnocidin modern.

Kjo diplomaci serbe mori hovin e saj duke parë pamaturinë dhe paaftësinë politike dhe diplomatike për të vepruar si brenda dhe jashtë vendit të Kosovës.

Kryeneçësia e kryeministrit në largim Isa Mustafa duke këmbëngulur në demarkacion dhe asociacion, kryeneçësia dhe verbëria e të tjerëve për pushtet e bënë të pamundur mos-shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, dhe shumë të dëmshme për interesat madhore të shtetit. E kjo do vazhdoj të mbetet anomali edhe e qeverisë së re duke u marrë me temat e njëjta si asociacioni, demarkacioni e liberalizimi i vizave.Ndërsa Serbia do vazhdoj të shpërthej rrugën e saj drejt BE-së dhe çimentimit të diplomacisë së saj. Kur një ditë Serbia do e vë Kosovën para akteve kapitulluese dhe vendnumruese,ndërsaBE-në e bind që duhet të anëtarësohet, Kosova do mbetet me një autonomi serbe brenda, një shtet jofunksional, shtet i pazhvilluar dhe i izoluar.

Rreziku bëhet edhe më serioz kur Kosova nuk ka një agjendë, strategji për atë që synon apo për t’iu kundërpërgjigjur diplomacisë së Serbisë,pastaj Malit të Zi me diplomacinë e heshtjes ndaj demarkacionit me Kosovën dhe anëtarësimin në NATO. E në anën tjetër një Shqipëri poashtu e dobët për t’iu përgjigjur kësaj diplomacie rajonale që e prek edhe atë, e cila poashtu ka probleme me Greqinë, i futë gjithë shqiptarët në Ballkan në një defensivë diplomatike.Dhe e gjithë kjo pasi shqiptarët nuk po arrijnë assesi të konstituohen dhe ta materializojnë fitoren e NATO-së për futjen nën unazën e kësaj të fundit të Serbisë dhe lënien jashtë të Rusisë.

Për ta përfunduar me paragrafin që e nisëm por për të mos e rishkruar atë paragraf, Kosova mund të gjendet para akteve të kryera si Gjermania, por përderisa kjo e fundit kishte fuqi diplomatike që për të mirë apo për të keq të ndikonte në ndryshimin e Versajës, Kosova nuk ka asnjë lloj fuqie të tillë dhe mbetet e paqartë si duhet ta presim ne të ardhmen.

*autori është master i Politikës Ndërkombëtare dhe drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera