Dheu mbulon shkaqet e vdekjes së shumë kosovarëve
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 10 July 2017
Stafi mjekësor shpesh në mënyrë indirekte irritojnë familjarët që të mos u kryejnë autopsi pacientëve që vdesin në spitale. Është edhe aspekti religjioz një arsye shtesë pse kosovarët hezitojnë që familjarëve të vdekur t’u kryhet obduksioni. Si rezultat, shpesh ndodh që gabimet mjekësore mbulohen nga dheu.
Kosovarët nuk preferojnë që familjarëve të tyre që vdesin në spitale t’u kryejnë autopsitë. Kjo metodë diagnostike kryhet kryesisht pas vdekjes së pacientëve bëhet më qëllim të zbulimit të shkakarit që ka shkaktuar vdekjen, raporton rtklive.com
Përmes autopsive, dihet edhe nëse shkaktari i vdekjes janë gabimet mjekësore që mund të kenë ndodhur gjatë mjekimit të pacientit.
Besim Kodra, kryetar i shoqatës për mbojtjen e të drejtave të pacientëve ka thënë për rtklive.com se në QKUK qarkullon një thënie se “shpesh gabimet mjekësore i mbulon dheu”.
Kjo, është kryekëput rezultat i mos kryerjes së obduksioneve për të vdekurit në spitale. S
Sipas tij, statistikat spitalore flasin për një numër shumë të vogël të rasteve kur pacientëve që vdesin në spitale u kryhen obduksionet.
“Një numër shumë i vogël i rasteve që vdesin në spitale iu kryhet autopsia”, ka thënë Kodra. Sipas tij, derisa statistikat flasin për një trend rreth 2000 vdekjesh vjetore, janë diku 12 pacientë që iu kryhet autopsia.
Sipas Kodrës, në të shumtën e rasteve stafi mjekësor në mënyrë indirekte irritojnë familjarët që anëtarëve të vdekur të familjes të mos iu kryejnë obduksionet.
Ligji përcakton që obduksionet mund të kryhen vetëm me lejen e familjarëve përjashtuar rastet e dyshimta kur ato mund t’i urdhëroj prokurori, raporton rtklive.com.
“Në ligj ceket se duhet të pyeten familjarët. Familjarët gjithmonë hezitojnë për autopsi”, ka thënë Kodra, sipas të cilit faktor kyç në këtë proces është edhe ai religjioz.
“Janë çështje të mentalitetit që ndërlidhen edhe me aspektin fetar”, ka thënë Kodra, sipas të cilit, shumë njerëz nuk e kuptojnë që autopsia është metodë që ndihmon të diagnostikohet sëmundja nëse nuk është zbuluar deri para vdekjes. “Kjo nuk do të thotë që mund të zbulohen vetëm gabimet e mjekëve por edhe nëse pacienti ka vdekur nga ndonjë sëmundje që mund të jetë edhe trashëguese”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Shpend Fazliu ka thënë se ka raste të cilave u kryhet obduksioni.
Sipas tij, për rastet gjyqësore, me të cilat merren organet e drejtësisë si raste të dyshimta, autopsia kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Ky institut vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi spitalor.
Ndryshe, sipas të dhënave të siguruara nga rtklive.com vetëm në vitin 2016 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vdekur 1780 pacientë. Për nga vdekshmëria prinë Klinika Emergjente ku brenda vitit kanë vdekur 447 pacientë kurse menjëherë pas Emergjencës sa i përket numrit të vdekjeve radhitet Klinika e Neurologjisë me 375 vdekje.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































