Kroacia është e gatshme për të trajnuar ushtrinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 10 July 2017
A do të përfshihet Zagrebi në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës: Ata thonë se nuk do të përfshihen drejtpërdrejt, por është e mundur për të thelluar bashkëpunimin. Dy kadetë nga Kosova tashmë janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake “Dr Franjo Tuxhman”, shkruan portali serb “Novosti”.
Kroacia nuk do të përfshihet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të veçantë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sipas informatave nga qarqet politike në Zagreb. Megjithatë, në qoftë se Perëndimi i jep dritën e gjelbër Prishtinës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, Zagrebi do të ofrojë ndihmë, mbi të gjitha në trajnim.
“Novost-i” shkruan se Kroacia me siguri nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë dhe do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë më pas në rajon.
“Në parim, bashkëpunim ushtarak nuk përjashtohet, por nuk vjen në shprehje që Kroacia, në ndonjë mënyrë të shquhet në këtë drejtim. Gjithçka do të jetë si më parë, kështu që ushtria kroate do të hap dyert për trajnimin e ushtarëve nga Kosova dhe nga koha në kohë do të organizojë disa ushtrime. Trajnimi i ushtarëve të Kosovës financohet nga Kroacia, një parakusht është që të dinë gjuhën kroate. Ka diskutime për blerjen e pajisjeve ushtarake kroate, por më shumë se kaq nuk mund të pritet”, sipas një eksperti ushtarak kroat të mirë-informuar, transmeton zeri.info.
Dihet se kompanitë kroate prodhojnë uniforma për forcat ekzistuese të sigurisë në Kosovë, dhe në këtë aspekt mund të jetë një biznes i ri për Kroacinë. Vlen të përmendet se Kroacia zyrtarisht mbështet transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri, siç është konfirmuar së fundmi nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































