Kapet për dritare të makinës për të shpëtuar 1000 franga
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 08 July 2017
Rr. M., i dëmtuari i procesit gjyqësor kundër dy të akuzuarve për vjedhje grabitqare, ishte kapur për dritaren e makinës së të akuzuarve për të shpëtuar 1 mijë frangat që ua dha.
Rr. M. Ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në qytetin e Pejës kur një makinë në të cilën ndodheshin të akuzuarit Senad Mehmeti e Ollga Mekiq ndaloi afër tij. Të akuzuarit nga makina e pyetën çiklistin nëse kishte 2 mijë franga për t’i kthyer në euro.
I akuzuari sipas aktakuzës, u tha se kishte vetëm 1 mijë franga për t’i konvertuar në euro, ndërsa këto para ia dha të akuzuarës Mekiq.
Prokuroria pretendon se kur Senad Mehmeti e pa që paratë i ka në dorë Ollga Mekiq, u nis me makinë në drejtim të tregut të Pejës, ndërsa i dëmtuari u kap për dritaren e makinës duke u munduar të shpëtojë paratë që ia dha të akuzuarës.
Në aktakuzë sqarohet se Ollga Mekiq e kishte nxjerrë një sprej me të cilin e kishte spërkatur në sy të dëmtuarin Rr. M., i cili pastaj ishte rrëzuar dhe shkëputur nga makina, ndërsa të akuzuarit për vjedhje grabitqare kishin vazhduar të papenguar rrugën.
Në seancë, Senad Mehmeti dhe Ollga Mekiq, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi, pranuan fajësinë për veprën me të cilën ngarkohen.
Pastaj në fjalën përfundimtare prokurorja Gashi tha se në bazë të provave të cilat i posedon prokuroria dhe pas pranimit të fajësisë është vërtetuar se të akuzuarit janë kryerës të vjedhjes grabitqare dhe i propozoi gjykatës që ata të dënohen sipas ligjit.
Arben Kelmendi, avokati i Senad Mehmetit kërkoi dënim të butë të të mbrojturit të tij duke përmendur si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë.
“Pas pranimit të fajësie nga i mbrojturi im për veprën penale për të cilën u ngarkua, kërkoj nga gjykata që pranimin e fajësisë ta merr si rrethanë lehtësuese dhe ndaj klientit tim të shqiptojë një dënim sa më të butë sepse ai dënim do ta arrinte qëllimin”, tha avokati Arben Kelmendi.
I akuzuari Mehmeti në gjykatë shprehu pendesë për veprën e kryer.
“Pas pranimit të fajësisë nga e pandehura dhe duke pasur parasysh rikualifikimin e aktakuzës, mua nuk me mbetet gjë tjetër veç të kërkoj nga ana e gjykatës që gjatë marrjes së vendimit të shqiptojë një dënim nën minimumin e paraparë ligjor, duke pasur parasysh pendimin për kryerjen e veprës penale si dhe gjendjen e rëndë ekonomike”, tha Kelmendi.
Edhe Ollga Mekiq tha se në këtë situatë erdhi nga gjendja e rëndë ekonomike.
Gjykata pastaj dënoi Senad Mehmetin e Ollga Mekiqin me nga dy vjet burg dhe nga 250 euro gjobë. Të dënuarit u obliguan edhe ta kompensojnë për dëmin të dëmtuarin Rr. M.
Senad Mehmeti e Ollga Mekiq disa javë më parë u dënuan me burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në një proces tjetër gjyqësor ku akuzoheshin për mashtrim.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































