Lajme

Shpërthimi tek “Inxhinieria e Ndërtimit” shoqërohet pronari i fast-food-it

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 08 July 2017

Pamjet që shikoni më sipër janë pasojat e një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryeqytet.

Policia bëri me dije se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:20 minuta. Bombolat ishin vendosur në kuzhinën e lokalit, ku besohet se ka pasur një defekt në pajisjet e gatimit.

-Advertisement-

Nga shpërthimi u dëmtua i gjithë lokali, duke shkatërruar madje edhe muret e jashtme të katit të parë të pallatit ku është vendosur ku ambient.

Shpërthimi ka prekur edhe rrjetin e energjisë elektrike të pallatit dhe aktualisht ende nuk ka energji në pallat. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera