Këto janë procedurat e formimit të Qeverisë pas certifikimit të rezultateve
Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 08 July 2017
KQZ pritet të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme të përfundojnë procedurat e tyre për të gjitha ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet. Kështu është e përcaktuar edhe me rregulla ligjore.
Në nenin 106 paragrafin 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, thuhet se “KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo apel ndaj vendimeve të PZAP-it lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës”, shkruan Indeksonline.
Pas certifikimit të rezultateve, gjithçka kalon në “duar” e Presidentit Hashim Thaçi që ta japë manditin për krijimin e qeverisë partisë fituese të zgjedhjeve.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka shpjeguar për Indeksonline, këto procedura pas certifikimit të rezultateve deri të formimi i Qeverisë.
“Tanimë pas ankesave të dërguara në Gjykatën Supreme dhe afatin ligjor 72 orë është përfunduar, javën e ardhshme pritet që të ketë certifikim të rezultateve të zgjedhjeve. Pastaj, Presidenti cakton seancën ku propozon para Kuvendit kandidatin për kryeministër në konsultim me koalicionin apo partinë që ka fituar shumicën për të formuar Qeverinë. Këtë seancë e udhëheq deputeti ma i vjetër në moshë. Këtu edhe votohet ku Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës” ka thënë Tahiri për Indeksonline.
Kujtojmë qe kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, ku edhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Tahiri ka thënë se nëse qeveria e propozuar me mandatarin e propozuar nga partia që ka më shumë vota nuk merr pëlqimin e deputetëve atëherë, Presidenti brenda 10 ditë emëron kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë.
Sipas Tahirit, me Kushtetutën e Kosovës nëse nuk zgjidhet në herën e dytë Qeveria, atëherë Thaçi i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































