Nga 50 Punëtorë i Shtohen Çdo Muaj Administratës së Shtetit
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 08 July 2017
Që nga viti 2011 nga 50 punëtorë në muaj punësohen në administratën shtetërore.
Në 2016-ën, vërehet një rënie e lehtë e numrit të punësuarve në administratën shtetërore në krahasim me një vit më parë.
Punësimet pësuan rënie në sektorin e rendit dhe sigurisë publike dhe arsimit . Në anën tjetër, arsimi dhe shëndetësia rriti pagën mesatare në krahasim me sektorë të tjerë.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016 thonë se në sektorin shtetëror në Kosovës ka të punësuar gjithsej 81 mijë e 629 persona.
Në krahasim me vitin paraprak kemi rënie të lehtë të të punësuarve në administratën e shtetit, apo rreth 148 më pak të punësuar.
Rënia ka prekur sektorin e rendit dhe sigurisë publike, arsimin, çështjet e banimit.
Në anën tjetër numër lehtësisht më të lartë të të punësuarve në krahasim me një vit më parë kishte te shërbimet e përgjithshme, shëndetësia, ekonomia, rekreacioni e kultura.
Nga viti 2011, numri më i madh i të punësuarve në administratën shtetërore u regjistrua në vitin 2015- 81 mijë e 777 të punësuar, përderisa më i ulët ishte në vitin 2011- 78 mijë e 68 të punësuar.
Përkundër luhatjeve të lehta të numrit të punësuarve ndër vite, Nga 2011-ta deri në vitin 2016 stafi në këtë sektor është rritur rreth 3 mijë e 561 persona.
Sipas përllogaritjes i bie që brenda kësaj periudhe kohore rezulton se janë punësuar 593 persona në vit, apo 50 të punësuar për çdo muaj.
Në administratën shtetërore paga mesatare është me rënie në krahasim me një vit më parë. Në 2016-ën sipas Raportit Vjetari Statistikor 2017, paga mesatare ishte 453 euro, përderisa në 2015-ën 458 euro.

Sektorët e shërbimeve të përgjithshme dhe arsimit janë sektorët të cilët kanë kontribuuar në rritje të pagës mesatare, përderisa sektorë të tjerë kanë dhënë efektin e kundërt.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































