10 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit
Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 08 July 2017
Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 10 vatra zjarri, me dëme materiale. Strukturat e Emergjencave Civile janë në gadishmëri për çdo situatë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.
Qarku Shkodër:
Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër, dërgoi në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë, të cilët kanë punuar rreth 1 orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.
Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një siperfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra.
Qarku Berat:
Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Berat, dërgoi në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë së bashku me disa banorë të zonës, punonjës të Inspektoriatit Pyjor si dhe 30 forca ushtarake për të shuar vatrat e zjarrit, të cilët kanë mbërritur nga reparti i Poshnjes. Pas një pune të gjatë nga të gjithë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra dhe qindra rrënjë ullinj të rinj.
Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të bashkisë Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.
Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të bashkisë Poliçan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Poliçan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.
Qarku Elbasan:
Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Shërbimi vendor i MZSH Peqin, dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullore.
Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurra dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet dhe 3 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.
Qarku Vlorë:
ë fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
Qarku Durrës:Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit me shpejtësi pa i dhënë mundësi të kalonte tek fabrika ngjitur. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.
Qarku Fier:
Në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Shërbimi vendor i MZSH Patos dërgoi 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet zjarrfikës të kompanisë së naftës Albpetrol dhe 6 efektivë. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të shuanin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra. U shpëtua pusi i naftës nr. 365. Nuk pati të lënduar.

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...































