Funksionalizimi i Odave shëndetësore, peng i Qeverisë së re
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 08 July 2017
Ndonëse Kuvendi i Kosovës që prej majit të vitit 2013 ka miratuar Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë, ato nuk janë funksionalizuar ende në tërësi.
Krijimi i Odave, ka nënkuptuar edhe bartjen e disa përgjegjësive nga Ministria e Shëndetësisë tek këto trupa.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka konfirmuar se nga mesi i javës, ua ka deleguar odave përgjegjësinë që ka të bëj me rilicencim, si kompetencë e fundit që pati mbetur pa u bartur nga Ministria e Shëndetësisë tek odat.
Por, kryetari i Odës së stomatologëve, Kujtim Shala,thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë kompetencë nuk e kanë pranuar, pasi që nuk janë të gatshëm ta zbatojnë.
Ai shpjegon se si aktualisht po funksionon Oda që ai udhëheq.
“Ne e kemi kompetencën e edukimit të vazhdueshëm profesional, etikën profesionale dhe akreditimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional. Oda jonë nuk e ka pranuar kompetencën e rilicencimit pasi nuk kemi qenë të gatshëm”.
“Në përgjithësi, si odë, kemi ngecje të natyrave të ndryshme, ndonëse procesi po zhvillohet me hapa të ngadalshëm”, thotë Shala.
Por, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë bën të ditur se kompetencat nuk do duhej të barteshin në kohën kur vendi po funksionon me Qeverinë në largim.
“Konsideroj që është e vrazhdë dhe papërgjegjësi totale e ministrit Rrahmani. Si mund të barten përgjegjësitë, kur Qeveria është në largim?! Në shtator do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Odës së mjekëve dhe është për turp se si politika në Kosovë bëhet ashtu që nëse unë e përfundoj një mandat, atëherë me tjetrin le të bëhet çka do”, thekson Syla.
Ndërkohë, kryetari i Odës së Farmacistëve, Zijadin Gashi, thotë se si odë kanë pranuar kompetencën e fundit, atë të rilicencimit, dhe nuk kanë probleme me funksionim.
“Ne e kemi marrë kompetencën e rilicencimit dhe paraprakisht kemi krijuar kushte për bartjen e kësaj kompetence. E kemi bërë programin e licencimit, regjistrimin e farmacistëve, që për herë të parë në është pjesë e rilicencimit”.
“Të gjithë ata që kanë fituar numrin e kredive e fitojnë të drejtën e rilicencimit”, shprehet Gashi.
Por, Blerim Syla, në anën tjetër thotë se kryetarët e odave nuk duhet të marrin kompetenca për të cilat nuk mund t’i përmbushin detyrat e parapara me ligj, meqë mospërmbushja e obligimeve bie ndesh me ligjin.
“Vetë udhëheqësit e odave duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe t’i marrin më seriozisht këto punë, pasi që nuk kanë stabilitet ligjor dhe funksional në këtë aspekt”, tha Syla.
Ndryshe, përgjegjësitë që odat e profesionistëve do të duhej t’i kenë, shtrihen në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, në çështjet etike, licencimi dhe rilicencim.(Rel)
Të tjera
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...
-
Hidhen dy grạnạta dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në oborrin e stacionit policor në Zveçan, ...
-
Kolonë e gjatë në Merdare, dhjetëra kamionë me mallra serbe hyjnë në Kosovë
Kamionë me mallra serbe, të cilët kanë synim tregun e Kosovës, kanë krijuar n...
-
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori britanik mbajnë sot konferencë për media
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Mbretërisë s...
-
Sherbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. E me ra...
-
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga homologu i saj kolumbian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të ...
-
“Auhh tash vajzat po kanë shumë interesim për çiftelia, bile ma shumë se djemt”- Befason krijuesi i çiftelijave nga Medvegja
Sokol Musliu nga Medvegja i apasionuar për çiftelinë që nga mosha 12 vjeçare,...
-
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling ...