Nisen për pushime në Shqipëri, vdesin 3 nga 5 anëtarët e familjes
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 07 July 2017
Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet, por një aksident tragjik rrugor i mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të familjes Isufi e cila banonte në Londër.
Shumë familje që jetojnë në mërgim, e presim me padurim kthimin në vendlindje për kalimin e pushimeve të verës, por për familjes Isufi kjo u kthye në tragjedi. Tre nga pesë anëtarët e kësaj familje humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci, gjatë rrugëtimit të tyre nga Londra për Shqipëri.
Siç raportojnë mediat lokale nga Tirana, nga ky aksident fatal kanë humbur jetën babai, Erjon Isufi, 37 vjeç, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç. Ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë lënduar citon Ora News.
Vetura e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014. Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime.
Ata po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me kamionin.
Në veturë, familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident. Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt.
Meri 34 vjeçe, pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, megjithatë thuhet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kjo familje kishte nënshtetësi britanike.
“Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Foreign Office për mediat britanike.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...



































