Spanjë, fillon festivali i vrapimit të demave
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 06 July 2017
Me shkrepjen e fishekut nga ballkoni i bashkisë nisi festivali San Fermin i cili është i famshëm për vrapimet e njerëzve para demave në rrugët e qytetit Pamplona në veri të Spanjës.
Shkrepjen e fishekut që simbolizon hapjen zyrtare të festivalit këtë vit e kanë bërë dy gra përfaqësuese të shoqatës DYA e cila zhvillon aktivitete të ndihmës për njerëzit në rrugë në situata emergjente.
Mijëra persona të veshur me pantollona të bardha dhe kanatiere të cilat janë veshjet simbol të festivalit pas ndezjes së fishekut me sloganin “Rroftë San Fermin” kanë përjetuar një entuziazëm të madh duke mbajtur në duar dhe në qafë shallin e kuq.
Vrapimi i parë i cili në kuadër të aktivitetit emërohet “Encierro” ku njerëzit vrapojnë para demave në rrugën me gurë prej 875 metra në qendër të qytetit do të fillojë nesër në mëngjes. Për të vrapuar me 6 dema dhe 6 viça nëpër rrugë nevojitet që personi të jetë i shëndetshëm dhe mbi 18 vjeç. Ndërsa ata që nuk zbatojnë rregulloren gjobiten deri në 3 mijë euro.
Bashkia Pamplona në San Fermin e cila në kuadër të aktiviteve kulturore dhe artistike është organizatore ka njoftuar se për festivalin ka ndarë një buxhet prej 1.3 milionë euro. Ndër të tjera mësohet se për këtë ngjarje janë akredituar 400 gazetarë dhe se San Fermin do të ndiqet nga 130 institucione mediatike nga 10 vende.
Gjithashtu bëhet e ditur se për sigurinë e festivalit do të angazhohen 3.500 forca të sigurisë, ku dhe gjatë aktivitetit në vrapimin prjej 875 metrash “Encierro” do të jenë në gadishmëri 16 ambulanca dhe 5 ekipe shëndetësore.
Në vrapimet me dema në festivalin San Fermin i cili është një traditë që nga shek.16 dhe i cili është bërë i famshëm botërisht falë gazetarit amerikan Ernesto Hemingway, bëhet e ditur se që nga viti 1910 e deri më tani kanë humbur jetën 16 persona.
Qyteti Pamplona ka një popullsi prej 196 mijë banorësh dhe pritet që ta vizitojnë afërsisht 2 milionë persona. Festivali do të përfundojë më 14 korrik.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























