Lajme

Malit në këmbë për kanabis

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 06 July 2017

Për Behar Halilajn nuk ishte hera e parë që shkonte për inspektim në zonat e thella malore, që mbulon komisariati i Delvinës. Gjatë rrëfimit për Top Channel, 50-vjeçari tregon aksidentin që i rrezikoi jetën, ndërkohë që flet për vështirësitë që përballet një punonjës i policisë.

“Kemi ikur që në 5 të mëngjesit nga komisariati në drejtim të malit të Sopotit, por në një terren shumë të vështirë. Kur hipa në një shkëmb për të parë nga krahu tjetër, ai u shkëput dhe ramë së bashku nga një lartësi 10 metra”, tregon ai.

Behari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po mer një mjekim më të specializuar. Ai thotë se ka besim që polica do ta fitojë luftën me kanabisin.

-Advertisement-

“Atje ku isha unë do rreth 5-6 orë në këmbë të dalësh tek rruga kryesore. Ne gjithmonë kemi luftuar dhe do luftojmë kundër kanabisit, pavarësisht kushteve jo të mira që kemi”, thotë efektivi i policisë së Delvinës.

Rasti i inspektorit në Delvinë, nuk është i pari në të cilin gjatë operacioneve antikanabis punonjësve të policisë u është rrezikuar jeta. Në muajin maj 2 efektivë mbetën të izoluar në zonat malore në Progonat të Tepelenës, ndërsa pak ditë më parë edhe edhe një grup i repartit special RENEA u evakua nga zonat e thella të Dukagjinit, pas asgjësimit të rreth 1 mijë bimëve narkotike, shkruan Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera