Sport

⚽ Deklaratat e trajnerit dhe kapitenit të Prishtinës në konferencën para ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 05 July 2017
Edhe Prishtina e ka mbyllur konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Norrkopingut.
Aty folën trajneri Arsim Thaçi dhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe jam shumë optimist që s’do të dihet deri në fund të ndeshjes se kush do të jetë fituesi”, deklaroi Thaçi në konferencën për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Për ne si klub është ndeshje historike, por edhe për Norrkopingun sepse ata janë kundërshtari ynë i parë. Rezultati i ndeshjes së parë ka qenë i thellë, por edhe ne i patëm disa mundësi të mira që nuk i shfrytëzuam”, shtoi ai.

Më pas foli edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku.

-Advertisement-

“Motivi ekzsiton dhe është i madh. Ne do të luftojmë për fitore, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë, ku personalisht jam befasuar shumë. Norrkopingu ka qenë shumë mirë i informuar dhe e ka ditur ku të na godasë”, theksoi Dallku.

Edhe Prishtina e ka mbyllur konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Norrkopingut. Aty folën trajneri Arsim Thaçi dhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe jam shumë optimist që s’do të dihet deri në fund të ndeshjes se kush do të jetë fituesi”, deklaroi Thaçi në konferencën për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”. “Për ne si klub është ndeshje historike, por edhe për Norrkopingun sepse ata janë kundërshtari ynë i parë. Rezultati i ndeshjes së parë ka qenë i thellë, por edhe ne i patëm disa mundësi të mira që nuk i shfrytëzuam”, shtoi ai. Më pas foli edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku. “Motivi ekzsiton dhe është i madh. Ne do të luftojmë për fitore, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë, ku personalisht jam befasuar shumë. Norrkopingu ka qenë shumë mirë i informuar dhe e ka ditur ku të na godasë”, theksoi Dallku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera