Analistët: Koalicioni PAN – LAA, i mundshëm
Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 05 July 2017
Njohësit e rrethanave politike në vend nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes se një koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa.
Ndonëse të dyja palët tani për tani e kundërshtojnë një gjë të tillë, analistët politikë, Behxhet Shala dhe Imer Mushkolaj, kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk duhet zënë besë qëndrimeve kundërshtuese të palëve pasi, sipas tyre, këto subjekte politike edhe më herët kanë vendosur vija të kuqe për t’i ngritur pazaret, pastaj i kanë shlyer vijat e kuqe.
“Asnjë koalicion nuk është i pamundur në të ardhmen, sepse Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe këta të tjerët që po kundërshtojnë çdo bashkëpunim me koalicionin PAN, e dinë se në fund të fundit, po të duan ndërkombëtarët, brenda natës e bëjnë”, është shprehur Behxhet Shala, duke shtuar se kundërshtimet tani po bëhen për ta ngritur pazarin. “Tani për tani po bëhet një përpjekje për ta ngritur pazarin sesa që është një synim i vendosur për të mos hyrë në qeveri”, ka thënë Shala.
Edhe analisti tjetër politik Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet zënë besë shumë subjekteve politike që betohen se nuk do të bëjnë koalicion.
“Ramush Haradinaj edhe mund ta sigurojë ndonjë votë më shumë. Në Kosovë njihet fenomeni i kontrabandimit, ‘peshkimit’ të deputetëve për përfitime materiale. Pra, deklaratave të subjekteve politike, se nuk do t’ia bëjnë assesi votat Haradinajt, nuk është për t’u besuar, ngaqë ka nga to që në të kaluarën kanë dëshmuar se nuk e mbajnë fjalën”, ka thënë Mushkolaj.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































