Lajme

Anëtar i PDK-së në KQZ: Vetëvendosje po shkel edhe parimet bazë të ekzistencës të saj politike!

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 03 July 2017

Ilir Gashi anëtar i PDK-së në KQZ ka thënë se Vetëvendosje po shkel edhe parimet në bazë të ekzistencës të saj politike.

Ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se diskursi antiglobalist që në vetvete ka një kontingjent njerëzisht me ideologji kryesisht majtiste-marksiste, është diskurs që mban Vetëvendosje, sipas tij, për të atakuar mungesën e zhvillimin ekonomik.

“Parimet e kësaj Lëvizje thehen fuqishëm, kur majtistët–marksist–leninist brenda VV, kërkojnë bashkimin me kapitalistët e globalizmit modern, si Pacolli e Ramiz Kelmendi. Shtrohet dilema “Në qeverisjen e VV” ku do të mbeten maunet e Ramiz Kelmendit që do të vinin nga Serbia”, ka shkruar ndër të tjera ai në ‘Facebook’.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Gashit:

Lëvizja Vetëvendosje po shkel edhe parimet bazë të ekzistencës të saj politike

E para,

Diskursi antiglobalist që në vetëvete ka një kontigjent njerzish me ideologji kryesisht majtiste-marksiste-leniniste, është diskurs që mban Lëvizja Vetëvendosje për të atakuar mungesën e zhvillimit ekonomik, si pasojë e krizës ekonomike globale.

E dyta,

Parimet e kësaj Lëvizje thehen fuqishëm, kur majtistët–marksist–leninist brenda VV, kërkojnë bashkimin me kapitalistët e globalizmit modern, si Pacolli e Ramiz Kelmendi. Shtrohet dilema “Në qeverisjen e VV” ku do të mbeten maunet e Ramiz Kelmendit që do të vinin nga Serbia?

E treta,

VV kërkon barazi qytetare si parim, ndërsa brenda vetës ka një kontigjent multimilioneresh! Këta baballarë (multimilionerësh) të “socializmit”, a do t’i shpërndajnë paratë e tyre për barazi qytetare?

Dhe katër,

VV, po shkel parimin e demokracisë që proklamon si koncept! Sepse, kontigjenti i dhunshem brenda Lëvizjes paralajmron kujdes në formimin e qeverisë, duke deklaruar se nuk pergjigjemi për veprimet e dhunshme.

Andaj i vetmi parim i Lëvizjes majtiste që manipulon me masën, po duket se është: Fushatë me parime si koncept, por pushtetin pa parime, si synim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera