BE, gati ta mbështesë Italinë për emigrantët
Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 03 July 2017
Presioni i Italisë ka dhënë efekt. Paralajmërimeve të saj se mund t’ua mbyllë portet anijeve në operacionet e shpëtimit të emigrantëve, Bashkimi Europian iu përgjigj me gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e barrës që bie mbi shpatullat e Romës.
“Italia është nën një presion të madh. Ne duhet ta pranojmë dhe t’i garantojmë asaj mirëkuptim e mbështetje të plotë. Pjesa dërrmuese e njerëzve që vijnë në Europë kalojnë nëpërmjet Italisë, e shumica janë emigrantë të parregullt. Italia ka të drejtë, gjendja është mjaft e vështirë dhe këtë e pranuan të premten të 28 udhëheqësit e vendeve anëtare të bllokut”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioner i BE-së për Emigracionin.
Avramopoulos thotë se duhet kaluar në veprim.
“Roma duhet të ndërmarrë masa për përshpejtimin e procedurave e të menaxhojë emigrantët në territorin e saj. Ne jemi gati ta shtojmë mbështetjen për të, duke përfshirë, nëse do të jetë e nevojshme, edhe rritjen e mbështetjes financiare”, tha Dimitris Avramopoulos. Që prej vitit 2014, në Itali kanë mbërritur gjysmëmilion emigrantë me anije dhe një shifër rekord e tyre u shënua vetëm vitin e kaluar, me 181 mijë.
Ambasadori italian në BE, Maurizio Massari ishte takuar më herët me Avramopoulos për ta informuar mbi seriozitetin e situatës, e për t’i thënë se Europa nuk mund t’i kthejë shpinën vendit të tij.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































