Lajme

Kush mund ta mbajë tani nën kontroll Edi Ramën?

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 03 July 2017

Kryeministri Edi Rama merr kontrollin total në Shqipëri, por kush mund ta mbajë atë në kontroll?

Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 25 qershor, me Partinë Socialiste në pushtet të kryesuar nga Edi Rama që fitoi shumicën e vendeve në parlament. Max Fras jep mendimin e tij mbi këto zhvillime, duke argumentuar se ndërsa fitorja e Ramës do të jetë një zhvillim pozitiv për aspiratat e Shqipërisë në pranimin në BE, pozita e tij dominante mund të përbëjë një rrezik për procesin e demokratizimit të vendit.

Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, më 25 qershor, Partia Socialistemori pushtetin me një shumicë të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të formuar një qeveri me vetëm një parti- një zhvillim që vendi nuk e ka parë që nga viti 2001. Zgjedhjet paraqesin një mundësi unike për një vend që është dëmtuar nga ndarjet politike dhe koalicione në konflikt, për të ndjekur një axhendë ambicioze të reformave dhe integrimit evropian.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, historia e kohëve të fundit e rajonit është e mbushur me liderë ‘të fortë dhe të qëndrueshëm’ që e kanë konsumuar mandatin me veprimet e tyre autokratike, antidemokratike dhe veprime të tjera të gabuara në veprime dhe politikë –  Nikola Gruevski i Maqedonisë, Boris Tadiç i Serbisë dhe Sali Berisha i Shqipërisë janë vetëm disa shembuj.

Mundësia për reforma do të realizohet vetëm nëse qeveria e re shqiptare dhe kryeministri i saj karizmatik, Edi Rama, mbahen nën kontroll nga institucione të tilla si gjyqësori dhe degët ekzekutive, si dhe nga opozita, media, shoqëria civile dhe të rinjtë e vendit. Aktorët e jashtëm si BE dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të ndikojnë pozitivisht në politikën e Shqipërisë. Për fat të keq, aktorët e brendshëm dhe të jashtëm përballen me sfida serioze dhe fitorja zgjedhore e Partisë Socialiste nuk ka gjasa që t’i bëjë gjërat më mirë.

Institucionet shtetërore: gjyqësori dhe ekzekutivi

Megjithë një paketë të reformave gjyqësore të miratuara kohët e fundit, sistemi ligjor i Shqipërisë është i paefektshëm dhe gjyqësori i tij përpiqet të mbajë radhët e veta të pastra, duke mos pasur aftësi themelore për të mbikëqyrur aktorët politikë.

Aktorët kryesorë politikë janë po aq të dobët. Presidenti i ri i zgjedhur, Ilir Meta, u gjykua për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në 2011. Edi Rama vetë i referohej Metës si “përfaqësues i gjithçkaje që është kalbur në politikën shqiptare”, deri në vitin 2013. Edhe pse fitorja e socialistëve mund ta përshpejtojë reformën në drejtësi, marrëdhëniet e mëparshme të Ramës me Meta tregojnë se qeveria e re mund të kërkojë marrëveshje të mëtejshme me LSI-në dhe themeluesin e saj – çka kjo do të ishte një goditje serioze për ndërtimin e institucioneve, pasi presidenti duhet të jetë mbi politikat e partisë.

Opozita

Opozita e Shqipërisë është në rrëmujë. Partia Demokratike ka kaluar një periudhë konflikti dhe armiqësie që do të përkeqësohet pas humbjes elektorale. Në Shqipërinë ndasive të thella të personalitetit politikvendimi i Lulzim Bashës për të larguar PD-në e vjetër mund t’i kushtojë atij postin. Vendimi i tij i mëparshëm për të braktisur bojkotin zgjedhor ishte një veprim i zgjuar, por humbja mund të çojë në kolapsin e partisë.

Partitë e tjera të opozitës nuk janë në pozitë më të mirë. E ardhmja e LSI-së mund të forcohet nga zgjedhja e Metës – ai ka provuar të jetë një lider shumë i shkathët në të kaluarën dhe ka tendencë të shikojë gjërat e tij – por baza elektorale e partisë ka rënë dhe mungesa e qasjes në postet publike mund të provojë një test të vështirë në afat të gjatë dhe mund ta bëjë partinë të varur nga PS. Partitë e tjera, si Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, udhëheqësi i së cilës ka humbur vendin e tij në parlament, kanë pak aftësi për të kontrolluar qeverinë dhe ka gjasa të përballen me sfidat e lidershipit pas zgjedhjeve.

Shoqëria civile dhe mediat

Shoqëria civile shqiptare ka bërë përparime të dukshme gjatë viteve 1990 dhe 2000, por zhvillimi i saj i mëtejshëm është penguar nga një kapital i ulët social, performanca e dobët e aktorëve qeveritarë, duke rezultuar në mosbesim të përgjithshëm në institucione dhe në mungesë të mbështetjes financiare. Si rezultat, shoqëria civile nuk ka parë progres thelbësor për më shumë se një dekadë. Konsolidimi afatgjatë i pushtetit dhe burimeve shtetërore në duart e një partie mund të jetë një sfidë për rritjen dhe elasticitetin e shoqërisë civile, duke rrezikuar pluralizmin e shoqërisë civile.

Mediat shqiptare përballen me pengesa të ngjashme. Megjithë një përmirësim të përgjithshëm në mjedisin ligjor dhe transparencën e medias, prodhimi i materialit kritik ndaj qeverisë dhe raportimi mbi korrupsionin mbeten detyra të rrezikshme dhe të vështira. Qeveria që ka një dorë më të fortë në parlament do të rrisë presionin mbi mediat publike dhe ka gjasa të forcojë anshmërinë pro-qeveritare në transmetuesit publikë.

Të rinjtë

Shqipëria zakonisht kryeson listën e shoqërive më të reja të Evropës (një garë e ngushtë me Kosovën fqinje), megjithatë pjesëmarrja e të rinjve mbetet shumë e ulët në të gjitha nivelet.

Të dyja të dhënat demografike dhe dëshmitë anekdotike për emigrimin e të rinjve nga Shqipëria ofrojnë pak burim optimizmi – të rinjtë largohen nga vendi në masë. Rritja e theksuar e papunësisë së të rinjve dhe një dëshirë në rritje për të emigruar tregojnë se qeveria e PS-së ka pak për të ofruar si rrugë zgjidhjeje. Fakti që pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët në zgjedhjet e fundit ka luajtur në favor të qeverisë nuk është e favorshme për reformën zgjedhore apo depolitizimin e trupave zgjedhore.

Bashkimi Evropian dhe SHBA

Siç tregon shembulli i Serbisë fqinje, BE-ja është shumë e lumtur për të zgjidhur dilemën e “demokracisë apo stabilitetit” në favor të kësaj të fundit dhe për të bashkëpunuar me qeveritë e qëndrueshme në rajon, duke u dhënë prioritet qëllimeve afatgjata përkundrejt mangësive afatshkurtra në sistemin zgjedhor ose procesin demokratik.

Shfaqja e një mazhorance të fortë të PS-së nën udhëheqjen e Ramës është mirë për procesin e integrimit evropian të vendit, por ajo e bën mbikëqyrjen e BE-së dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në forcimin e pluralizmit politik dhe forcimin e shoqërisë civile më pak të mundshëm. Politika e Shteteve të Bashkuara në Ballkan po kalon një periudhë tranzicioni të dhimbshëm – mungesa e udhëheqjes në Departamentin e Shtetit (mungesa e emërimeve të zëvendëssekretarëve) ka rezultuar në reagime të pakoordinuara, pasi Uashingtoni dhe ambasadat flasin me zëra të ndryshëm. Pavarësisht fuqisë dhe ndikimit relativ (shih krizat e fundit politike në Maqedoni dhe Kosovë), SHBA-ja nuk mund të pritet që të marrë drejtimin në mbretërimin e fuqisë së Ramës në një të ardhme të afërt.

Ku tjetër?

Duke pasur parasysh të gjithë faktorët e mësipërm, rreziqe të mëdha shtrohen përpara Shqipërisë. Z. Rama dhe Partia Socialiste përballen me pak “kontrolle dhe balancime” dhe pritje të larta sociale që mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Si partia në pushtet ashtu edhe zyrtarët qeveritarë do të duhet të tregojnë përmbajtje, vetëkontroll dhe maturi politike të jashtëzakonshme në zbatimin e planeve politike në një mënyrë që merrern parasysh interesat dhe aksionet e të gjithë aktorëve të tjerë politikë dhe socialë. / Përgatiti Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera