Pa LDK-në dhe pa VV-në, Ramush Haradinaj nuk mund të krijojë Qeveri stabile
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 03 July 2017
Njohësi i çështjeve politike në vend Xhemal Ahmeti, vlerëson se krijimi i një qeverie nga Ramush Haradinaj ku nuk do të përfshihet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja do të jetë qeveri afatshkurtër
Ahmeti numëron disa nga arsyet pse mund të ndodhë kështu.
“Pa LVV dhe LDK, me këdo që Ramush Haradinaj ta bëj qeverinë ajo do të jetë më jetëshkurtra. Me deputetë të “korruptueshëm”, të cilët kanë fituar votat me parti tjera dhe me “Listën serbe” nuk bëhet qeveri stabile. E fundit dosido duhet të integrohet, por assesi me fuqinë e sabotimit. Pra me kë do ta bëjë që qeveria të jetë stabile dhe të zgjidh problem”, deklaroi Ahmeti për Gazeta Blic.
Sipas Ahmeti zgjidhja më e mirë do të ishte një Qeveri pa Partinë Demokratike të Kosovës.
“Besoj se Kadri Veseli tash duhet të dëshmojë deri në fund se është fisnik dhe mbi të gjitha ka të mirën e vendit si optimum. PDK është partia e cila refuzohet nga të gjitha. Po doli në opozitë PDK e tjerat qeverisin Kosova do ketë një qeveri stabile dhe një opozitë të formuar politikisht. Madje kjo do të ishte pika e vërtetë zero dhe shpresëdhënëse e Veselit për ta kthyer partinë e tij në fituese zgjedhjeve të tjera. Natyrisht se ky përjashtim nga tjerat është jodemokratik, por i arsyetueshëm pas prishjes së qeverisë së fundit”, tha
Ai më tej tha që qëndrimi i PDK-së, jashtë qeverie mund të jetë paksa problematike.
“Problem mirëpo do të jetë formimi i qeverisë edhe pa PDK-në. VV është shumë e fiksuar për ta marrë timonin, kryeministrinë. Si partia e parë e vendit dhe me volumin e fitores së fundit edhe e meriton. Mirëpo as tjerat nuk kanë pse shiten lirë kur pa to nuk bëhet gjë. Kështu që do të jetë shumë problem me apo pa PDK-në. Ose kur afrohen ditët e pushtetit gjithë i heqin vijat dhe ndryshojnë siç kanë bërë e bëjnë qe sa janë”, përfundoi Ahmeti për GazetaBlic.
Sipas rezultateve përfundimatare të KQZ-së, fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma e cila pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.
Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse./GazetaBlic.com
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...