Konstituimi i Kuvendit, brenda një muaji
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 03 July 2017
Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Certifikimi nga KQZ-ja do të bëhet pas shqyrtimit të 65 ankesave të partive nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili për një gjë të tillë do të dalë me vendim gjatë ditës së sotme.
Me këtë rast, sipas ekspertëve të çështjeve kushtetuese, presidenti i vendit Hashim Thaçi është i obliguar që brenda 30 ditëve ta caktojë mbledhjen konstituive. E në rast se Thaçi nuk e bën një gjë të tillë Kuvendi gëzon të drejtën absolute që ta thërrasë vetë mbledhjen për seancën e parë konstituive. Sipas tyre, kjo seancë duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i legjislaturës së re, që sipas rezultateve të KQZ-së, figuron të jetë Adem Mikullovci nga “Vetëvendosja”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve, koalicionit PDK-AAK-Nisma, koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe lëvizjes “Vetëvendosje”, janë shprehur optimistë se nuk do të ketë vonesa sa i përket konstituimit të Kuvendit.
Sot vendimi për ankesat e partive
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të dalë me vendim përfundimtar për ankesat e parashtruara nga partitë politike në Kosovë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin” Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet publike deri në orën 14:00 më së largu.
“PZAP-i do të vendosë lidhur me ankesat e parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë brenda afatit ligjor, respektivisht deri nesër në orën 14:00”, ka deklaruar Desku gjatë ditës së djeshme. Desku më tej ka njoftuar se PZAP-i ka pranuar gjithsej 65 ankesa nga subjektet politike. “Numri i ankesave të parashtruara në PZAP-i nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka potencuar ai. E pas dorëzimit të vendimit të PZAP-it në KQZ pritet të bëhet edhe certifikimi i rezultateve nga kjo e fundit
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...