Sport

Ylli i Kosovës afër transferimit te Lazio

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 02 July 2017

Skuadra italiane, Lazio pritet të mbetet pa kapitenin e saj Lucas Biglia i cili është pranë kalimit në Milan.

Por zëvendësuesi i argjentinasit pritet të jetë lojtari kryesor i Përfaqësueses së Kosovës.

Hekuran Kryeziu shkëlqeu në edicionin e fundit me Luzernin dhe kjo ka bërë që të jetë në ‘orbitën’ e Lazios.

-Advertisement-

24-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Luzerni pasi në vitin 2018 i skadon kontrata dhe mund të largohet si lojtarë i lirë.

‘Corriere Dello Sport’ shkruan se drejtori sportiv Igli Tare së bashku me presidentin Claudio Lotito e pëlqejnë shumë lojën e Kryeziut.

Gjatë javës së ardhshme Lazio pritet të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Luzernit për transferimin e Kryeziut.

Kujtojmë që Kryeziu ka qenë futbollisti më i mirë i Kosovës në pesë ndeshjet e para eliminatore për Kupën e Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera